Princ George ka ditëlindjen, Kate i mëson rregullat e mbretërisë (FOTO)

Zyrtarisht djali i Kate dhe William ka hyrë në periudhën e fëmijërisë.

Pak para festimeve të ditëlindjes, pallati i Kensington-it, publikoi një foto portret të George-it 4-vjeçar. Me sytë e qeshur dhe tiparet e plota, portreti i tij  gati hipnotizues ka pushtuar sot faqet kryesore të mediave botërore. Festimet e ditëlindjes së tij do bëhen nesër. Përmes fotos së djalit të tyre, duka dhe dukesha kanë falenderuar duke shprehur mirënjohjen e tyre ndaj urimeve të njerëzve.

Kate është shprehur se vogëlushin e pret një vit i gjatë dhe shumë i ngarkuar. Përveçse do të fillojë shkollën, do të marrë mësimet e para të protokolit mbretërorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button