Gjykatësit të cilët e liruan Koçanin vendosin edhe për Grujeskin, Jakimovskin dhe Boshkovskin

Nëse nuk ka ndryshime në rendin e Gjykatës Supreme, kryetari i saj, Jovo Vangellovski, gjykatësit Risto Katavenovski, Rahillka Stojkovska, Xhemali Saiti dhe Faik Arsllani, si pjesë e Këshillit Penal të cilët liruan Sead Koçanin duhet të vendosin edhe për lirinë e të akuzuarve të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), njofton Portalb.mk.

Udhëheqësi i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujovski, ish shefi i kabinetit të drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Toni Jakimovski dhe Nikolla Boshkovski, i punësuar në Drejtori pas ankesave të cilat dje i ngritën avokatët e palës mbrojtëse, gjatë vikendi do të kuptojnë se a do të privohen apo jo nga liria.

Gjykata e Apelit me vendimet e saja dhe mospërcaktimeve të sakta të ligjit për procedurë penale dhe pas lirimit të Sead Koçan nga paraburgimit, praktikisht ua ka lënë duart e lira avokatëve të palës mbrojtëse.

Grujoski dhe Boshkovski nuk kanë pasaportë, ua ka marrë Gjykata, ndërsa Jakimovski me vete ka një pasaportë diplomatike e cila i është lejuar që ta mbajë që të mund të udhëtojë për Rumani ku është drejtor i përgjithshëm i Qendrës Selek.

LEXO: Skandaloze! Shfuqizohet parabugimi për biznesmenin Sead Koçan

LEXO: Ja kush dhe pse shfuqizoi parabugimin për biznesmenin Sead Koçan

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button