Osmani: “Do të bëjmë çmos që të qëndrojmë sa më gjatë në Evropë” (Video)

Krejtësisht natyrshëm pas kualifikimit në raundin e tretë të Ligës së Evropës, shefi i stafit teknik Qatip Osmani është shfaqur i kënaqur në konferencën për shtyp para mediave finlandeze. Osmani ka uruar futbollistët për arritjen, ndërsa vlerëson se pas pjesës së parë jo aq të mirë, në vazhdim ekipi gjeti ekuilibrin dhe arriti të shfaqet në nivelin e duhur.

“E kaluam ekipin e Helsinkit, të cilin e respektojmë dhe e vlerësojmë shumë….Helsinki ishte i detyruar që të sulmojë, sepse kishte një mungesë të dy golave dhe e paramendonim se do të kemi hapësirë për sulme të shpejta dhe kundërsulme. Disa herë arritëm por nuk shënuam, por u bazuam në hapjen e Helsinkit. Planet tona janë të përgatitmi ndeshje pas ndeshje dhe do të bëjmë çmos që të qëndrojmë sa më gjatë në Evropë”, deklaroi Qatip Osmani, trajneri i KF Shkëndija.

Sfida e ardhshme evropiane për Shkëndijën do të jetë më 27 korrik në Lituani, në orën 19.00, përball skuadrës së Trakait. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button