fbpx

Jerusalem, shkon në 3 numri i të vdekurve palestinezë

Rritet në 3 numri i palestinezëve që humbën jetën në incidentet ku forcat izraelite kanë ndërhyrë ndaj xhematit pas faljes së namazit të xhumasë në rajonet e ndryshme të Jerusalemit Lindor i cili ndodhet nën pushtim, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga spitali el-Makasid i cili ndodhet në Jerusalemin Lindor bëhet e ditur se si pasojë e ndërhyrjes së policisë izraelite pas namazit të xhumasë në rajonin Tur që ndodhet nën pushtim, një palestinez 17 vjeçar që ishte dërguar në spital në gjendje të plagosur ka humbur jetën. Në deklaratën e spitalit nuk ka të dhëna për identitetin e palestinezit të vdekur.

Ndërkaq edhe në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë të Palestinës thuhet se në lagjen Ebu Dijs në pjesën tjetër të “Murit ndarës” të lidhur me Jerusalemin Lindor, ka humbur jetën një palestinez. Në deklaratë nuk kishte të dhëna për indentitetin e personit që ka humbur jetën.

Kurse në një deklaratë nga policia izraelite thuhet se “Një i ri palestinez ka humbur jetën gjatë ndërhyrjes policore në rajonin Tur dhe se vazhdojnë hetimet policore lidhur me rastin”.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në një deklaratë të mëparshme njoftoi se një palestinez që ishte plagosur në kokë në rajonin Ras el-Amud ka rënë dëshmor.

Në incidentet në Jerusalem dhe Bregun Perëndimor janë plagosur 193 persona

Në një deklaratë me shkrim nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thuhet si pasojë e incidenteve të deritanishme numri i të plagosurve në Jerusalem dhe Bregun Perëndimor ka arritur në 193.

Në deklaratë thuhet se në incidentet në Jerusalem janë plagosur 41 palestinezë, kurse në incidentet në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor 152 palestinezë janë plagosur si pasojë e plumbave të vërteta dhe plumbave të gomës, bombave zhurmuese dhe gazit lotsjellës.

Ndërkaq edhe policia izraelite në një deklaratë bëri të ditur se në incidentet në Jerusalem janë plagosur 4 policë izraelitë.

Pas incidenteve që shpërthyen me ndërhyrjet e policisë izraelite pas faljes së namazit, situata në masë të madhe u qetësua. Në lagjet e Jerusalemit po mbizotëron qetësia, kurse incidentet në Bregun Perëndimor ende po vazhdojnë.

Kujtojmë se më 14 korrik, ditën e premte, policia izraelite vrau tre palestinezë në kompleksin Al Aksa me pretendimin se kanë sulmuar me armë, ndërsa deklaroi se gjatë incidentit janë plagosur dy policë izraelitë, të cilët ndërruan jetë në spital.

Pas incidentit, forcat izraelite mbyllën portat e kompleksit Al Aksa. Të dielën, ata hapën dy porta të saj, duke vendosur detektorë elektronikë të sigurisë.

Izraeli nëpërmet detektorëve metalikë të vendosura në dyert e Mesxhid-i Aksa-së synon ushtrojë sigurojë sovranitet në kompleksin Al-Aksa i cili është nën kontrollin e Fondacionit Aksa.

Popullata palestineze vlerëson se detektorët metalikë nuk janë vendosur për qëllime të sigurisë por për të krijuar sundimin mbi Aksa-në.

Palestinezët shprehin shqetësimet se nëse ky hap i njëanshëm që është marrë pa u konsultuar me Fondacionin Aksa, i cili zyrtarisht njihet nga Izraeli për të drejtën e menaxhimit të Aksa-së pranohet, atëherë do të vijojnë hapat e mëtutjeshëm, nëpërmjet të cilave Aksa do të ndahet në mënyrë kohore dhe hapësinore dhe do të merret nga duart e tyre për t’iu dhënë hebrenjve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button