Filloi realizimi i punëve ndërtimore për rikonstruimin e plotë të rrugës “Brigada e Dytë Maqedonase” në Çair

Si rezultat i bashkëpunimit të rregullt institucional midis Komunës së Çairit dhe Qytetit të Shkupit, sot fillon rikonstruksioni i rrugës “Brigada e Dytë Maqedonase” nga ndërlidhja me rrugën “Hristijan Todorovski Karposh” deri te qarkorja në afërsi të SHMQSH “Zef Lush Marku”  në gjatësi prej 1181 metra, transmeton MIA.

Projekti në fjalë, siç informojnë nga Komuna e Çairit, parasheh riparim të plotë që do të thotë gërryerje të asfaltit të dëmtuar dhe të vjetër dhe asfaltim me SPLIT MATIKS asfalt të ri, si dhe ndërtim të korsive (pjesëve të posaçme për biçikleta) dhe riparim të trotuareve ekszistuese në dy anët e rrugës. Për realizim e përpiktë dhe dinamik të punimeve riparuese të rrugës në fjalë janë ndarë mjete në vlerë prej 10,6 milionë denarë. Përfundimi i riparimit të infrastrukturës rrugore në këtë zonë pritet të ndodh në muajin Tetor të këtij viti.

Kryetari i Këshillit të Komunës së Çairit  Zahir Bekteshi, që sot së bashku me kryetarin e Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski dhe sekretarin e komunës Rami Qerimi inspektoi fillimin e punimeve, potencoi se realizimi i këtij projekti dukshëm do të ndikojë në ngritjen e kualitetit të komunikacionit në Qytetin e Shkupit dhe në Çair, si dhe shpreson se gjatë realizimit të këtij rekonstruimi nuk do të paraqiten aktivitete të paparashikuara dhe se projekti do të mbarojë në afatin e paraparë sipas dinamikës – në muajin Tetor të këtij viti.

Realizimi i punimeve do të bëhet nga ana e dy operatorëve ekonomik. Kompania ndërtimore “Pelagonija” nga Gostivari do ta realizojë procesin e asfaltimit kurse riparimi i korsive për këmbësorë dhe biçikleta do të bëhet nga Ndërmarrja Publike për rrugët në Qytetin e Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button