Ankesat për paraburgimin e Grujoskit, Jakimovskit dhe Boshkovskit kanë arritur në Gjykatën Supreme

Gjykata Supreme njofton se ankesat e vendimeve të sjella nga Gjykata e Apelit të Shkupit me të cilën u janë shqiptuar masa paraburgimi Goran Grujovskit, Toni Jakimovskit dhe Nikolla Boshkovskit, të gjithë punonjës në Ministrisë e Brendshme dhe të dyshuar në rastet “Target” dhe “Fortesa” të PSP-së kanë arritur në Gjykatën Supreme të Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Kanë arritur në Gjykatën Supreme ankesat në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë. Të njëjtat janë dërguar në Prokurorinë Speciale Publike (PSP) dhe pas kompletimit të lëndëve, Këshilli pesë anëtarësh do të vendos për ankesat”, thonë për Portalb.mk, nga Gjykata Supreme.

Ndryshe, Gjykata e Apelit të martën u shqiptoi masa paraburgimi të dyshuarve për shkatërrimin e dokumenteve dhe sistemeve të përgjimit në lëndët “Fortesa” dhe “Target”. Jashtë kësaj mase ngeli i dyshuari kryesor, ish shefi i Policisë Sekrete Sasho Mijallkov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button