Avokatët e Janakieskit: Pasaporta i duhet për pushime verore dhe dimërore, ka tre fëmijë të vegjël

Ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Lile Janakieski i cili është i dyshuar në rastin “Titanik” për parregullsitë zgjedhore sot në diskutim publik në Gjykatën e Apelit kërkoi që t’i kthehet pasaporta, njofton Portalb.mk.

“Premtoj se do të vij në Gjykatë kur do të fillojë procedura gjyqësore dhe një orë e më herët pres të fillojë gjykimi që ta dëshmojmë pafajësinë tonë. Nuk është e saktë që unë kam bërë përpjekje të ndikoj ndaj dëshmitarëve, ndërsa nuk është e saktë se kam qenë i pakapshëm për PSP-në sepse çdoherë jam paraqitur në telefonatat e tyre”, theksoi Janakievski, i cili shtoi se nuk ka dhënë dëshmi për akuzimet në PSP sepse ai me muaj i ka kërkuar listat që të bëj kontrollin e tyre, ndërsa kur iu kanë dorëzuar nuk ka qenë në mundësi të shpjegohet sepse u ka dashur të shqyrtohen 27 mijë faqe dhe nuk ka qenë në mundësi ta bëjë atë në afat aq të shkurtër.

PSP përsëri kërkon që t’i përcaktohet paraburgim sepse në hetim nuk u ka paraqitur rregullisht në thirrjen e PSP-së dhe për atë ekziston mundësi ta pengojë procedurën gjyqësore.

Avokatët e Janakieskit theksuan se tani pasaporta të akuzuarit i duhet për pushime verore dhe dimërore, duke shtuar se është baba i tre fëmijëve të vegjël.

“Tash më ka fakte të caktuara për ndikim të akuzuarit ndaj dëshmitarëve dhe për atë duhet t’i shqiptohet masë për paraburgim”, tha prokurori Gavrill Bubevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button