Maqedoni, kërkohet përfshirje e të rinjve në politikat arsimore

vazhdën e reformave arsimore që parashihen në planin “3-6-9-12” kërkohet përfshirje e të rinjve në politikat arsimore. Kështu bënë të ditur organizata joqeveritare të cilat merren me problemet në arsim, njofton Portalb.mk.

Me përfshirjen e të rinjve në politika arsimore synohet të përmirësohet standardi i studentëve dhe nxënësve në qendrat akomoduese si dhe të krijohet mundësia për vetëorganizim që të njëjtat të njihen nga shkollat dhe universitetet.

Krahas akomodimit dhe stipendimit të të rinjve, me përfshirjen e të rinjve në politikat arsimore kërkohet të definohet saktë standardi social dhe ekonomik i studentëve, të formohen trupa përfaqësuese të të rinjve në institucionet dhe qendrat arsimore në përzgjedhjen e kuadrit dhe marrjen e vendime të caktuara nga shkollat dhe universitetet. Ata kërkojnë që të marrin pjesë edhe në përzgjedhjen e rektorëve universitar.

Me këto reforma kërkohet edhe bashkëpunim ndërmjet Agjencisë për Rini dhe Sport (ARS) dhe Këshillin Nacional Rinor, ngaqë siç bënë të ditur OJQ-të, ekzistojnë rreth 20 raporte të cilat dëshmojnë keqpërdorimin e mjeteve financiare nga ARS të cilat kanë qenë grante të dedikuara për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Për ARS kërkohet revizion kuadrovik dhe financiar.

Me programin arsimore të përpiluar që i dedikohet periudhës kohore 2016-2025 kërkohet të realizohet proces inkluziv me takime konsultuese të të gjitha palëve relevante me ndryshime thelbësore dhe formim të trupave komenaxhuese.

Ndryshe, sot organizatat qytetare të cilat merren me problemet e fushës së arsimi si pjesë e 73 organizatave që përpiluan planin “3-6-9-12” sot publikuan reformat urgjente që parashihen në realizohen në sistemin arsimore. Me realizim të këtyre reforma parashihet ndryshim të ligjit për arsim parashkollor dhe ligjit për arsim sipëror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button