Kinë: Gjatë një shpërthimi në restorant humbën jetën dy persona

Të paktën dy persona humbën jetën, ndërsa 55 të tjerë janë lënduar në shpërthimin e sotëm që ndodhi në një restorant në qytetin kinez Hangxho.

Dymbëdhjetë nga të lënduarit janë me lëndime të rënda trupore.

Supozohet se shkak për shpërthimin është rrjedhja e gazit.

Në Kinë shpesh ndodhin shpërthime për shkak të mosrespektimit të rregullave të sigurisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button