Plani “3-6-9-12” parasheh ndryshim të ligjit për arsim parashkollor dhe sipëror

Organizatat qytetare të cilat merren me problemet e fushës së arsimi si pjesë e 73 organizatave që përpiluan planin “3-6-9-12” sot publikuan reformat urgjente që parashihen të realizohen në sistemin arsimor. Me realizim e këtyre reformave parashihet ndryshim i ligjit për arsim parashkollor dhe ligjit për arsim sipëror, njofton Portalb.mk.

Ndryshe nga praktike e mëhershme, plani “3-6-9-12” parasheh përfshirje të të rinjve në politikën arsimore.

Siç bëri të ditur pjesëtarja e Fondacionit për Shoqëri të Hapur, Suzana Pecakovska, këto reforma parshohin formim të një grupi konsultativ në nivel qeveritar si dhe përfshirje të grupeve tematike të sektorit civil të cilat në praktikë do të zbatojnë dhe detektojnë këto reforma.

Me këto reforma parashihet arsimim i integruar interkulturor dhe interetnik, interaksion ndërmjet arsimit joformal dhe atij formal në periudhë zhvillimore kohore si dhe cilat reforma për cilin nivel të arsimit janë të dedikuara.

Ata parashohin reforma serioze institucionale, revidim të ligjit parashkollor, programet arsimore, zgjerim të qendrave parashkollore, përparim dhe ndryshim të sistemit arsimor, aftësim matematikor dhe gjuhësor të mësimdhënësve dhe nxënësve.

Sa i përket arsimit sipëror parashihet ndryshim i sistemeve interne dhe eksterne arsimore të cilat duhet të avancohen duke i monitoruar dhe evaluar të njëjtat.

Ndryshimi i ligjit për arsim sipëror synohet të krijojë autonomi të plotë universitare, llogaridhënie më të madhe, sistem të internuar arsimor me qëllim të rritjes së cilësisë së arsimit sipëror si dhe mundësi e qasjes deri tek ato për të gjithë të rinjtë pavarësisht asaj se i takojnë grupit të margjinalizuar, jetojnë në vende rurale si dhe janë femra.

OJQ-të potencuan edhe nevojën e formimit të një sistemi i cili do të mundësonte akreditim të tyre për trajnim të mësimdhënësve në drejtime të caktuara. Ata propozojnë që këto akreditime të bëhen me kritere të paracaktuar qartë dhe të përshtatshme për sistemin arsimor.

Meqë me marrëveshjen Maqedoni-Shqipëri parashihet edhe abetarja e unifikuar shqiptare e cila do të përdoret në Shipëri, Kosovë dhe Maqedoni, reformuesit e arsimit nuk shohin pengesë në inkluzivitetin arsimor dhe vlerësojnë se ajo do të jetë një mundësi mirë e standardizimit të gjuhës shqipe.

Kush duhet të zgjedh udhëheqësinë arsimore?

Përzgjedhja e udhëheqësve të institucioneve arsimore duhet të bëhet me përfshirje të të gjitha faktorëve relevant.

Sipas OJQ-ve përzgjedhja e këshillit të prindërve, drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme si dhe rektorëve universitar duhet bëhet me përfshirje të prindërve, nxënësve apo studentëve dhe sektorit civil, jo vetëm të senatorëve dhe këshillit prindëror e atij komunal.

Sado që të jenë afatgjate këto reforma, ata duhet të bëhen në kontinuitet dhe me pilotim paraprak.

Këto reforma iu referohen Qeverisë së Maqedonisë, Ministrisë së Arsimit, Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale, pushtetit lokal, Agjencisë për Rini dhe Sport, Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, Agjencisë për Punësim e Republikës së Maqedonisë si dhe Entit Shtetëror për Revizion.

LEXO: Ja cilat reforma parashihen në shëndetësi me planin “3-6-9-12″

Ndryshe organizatat qytetare kanë përpiluar plan të ri reformues “3-6-9-12” i cili duke përfshirë edhe aktivitete që do të realizohen në dymbëdhjetë muajt e parë të Qeverisë së Maqedonisë do t’i propozohet Qeverisë, Kuvendit, komisioneve kuvendare dhe institucioneve shtetërore në Maqedoni që të njëjtat të parashohin dhe realizojnë aktivitete të parapara në të.

Ky propozim-plan i përpiluar nga organizatat qeveritare i cili parasheh reformat që duhet të bëhen në drejtësi, mbrojtjen e ambientit, mbrojtën sociale, kulturë, shëndetësi dhe energjetikë synon të plotësoj planin qeveritar “3-6-9”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button