Mos shpjego. Askush nuk do t’ia dijë..

Të shpjegosh, ja çfarë është kotësi e çmenduri në kohë të modernitetit dhe të imoralitetit të madh. Askush nuk e do shpjegimin, qoftë ky edhe shpirtëror, madje të biseduarit gjatë është fundi i diçkaje.

Kjo sepse jetojmë në epokën ku gjërat bëhen si nëpër fast food, ku nuk ka nevojë për të shpjeguar për shkak se shpirtërorja ka marrë fund dhe se gjithçka është teknologji, makineri e sende të çastit, që përjashtojnë ndjesoren, marrinë e një shpirti që regëtin si duke ecur me vrap ndër fusha gjatë një vere të nxehtë, kur gjinkallat zukasin pranë një përroi të rrezikshëm, që në kohë me shi mundet me të marrë me vete.

E ti mos shpjego. Ja ky është ligji i kapitalizmit, i perëndimorëve fjalëpakë, që interesin njohin për parësor e se zemrën, akordet, mbi të gjitha aortën e pjesës më të ndjeshme të njeriut e hedhin tutje, sikur nuk është asgjë. E regëtimë e shpirtit vazhdon, në kohën e njeriut që sëmuret duke kërkuar njerëzi, në vende me pak dashuri dhe vetëm mëri, inate, grushte e përplasje.

Edhe nëse ti shpjegon, të quajnë të lajthitur, të çmendur, një person që nuk je mirë që ke ardhur në këtë botë, se fundamentalizmat nuk qenkan rrënjë të moralit, por të kundërta me të. Por mos shpjego. Mbyllu në “botën tënde” dhe shkruaj, për veten, për të tjerët, për të dëftuar fytyrën e një kohe pa shpirt, pa rrahje të forta të zemrës së ngratë që ashtu e hedhur përtokë, pikon gjak, në çdo brez, përjetësisht, teksa paarritshëm e sheh shpresën që rrugëtimi i shpirtit me qenë i barabartë me atë çka dëfton realitet vrastar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button