Vazhdon diskutimi për rebalancin e buxhetit në komisionin e Kuvendit

Komisioni për financim dhe për buxhet sot në orën 11 do ta mbajë vazhdimin e seancës së katërt ku do të mbahet diskutim për propozimin e Qeverisë për rebalancin e buxhetit për vitin 2017, njofton Portalb.mk.

Qëllimi kryesor i rebalancit, siç tha ministri i Financave, Dragan Tetvdovski është që të ulen harxhimet joproduktive dhe të sigurohet hapësirë për realizimin e politikave të Qeverisë së re.

Nga VMRO-DPMNE sot në mëngjes nëpërmjet kumtesës deklaruan se me rebalancin e propozuar të buxhetit LSDM planifikon rritje shtesë të borxhit nga gjithsej 150 milion euro deri në fund të vitit.

“Tevdovski i hutuar vetë me vete përgënjeshtrohet dhe deri sa flet për borxh të shtetit, jep obligacione të reja dhe në mënyrë shtesë futet në borxh. Nga dora e tij është nënshkruar borxh prej pothuajse 4.5 miliard denarë, i cili përmes ankandeve të letrave të shtetit me vlerë ka bërë në katër dhjetë ditët e fundit”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button