Vrenezi dhe Baftiu përgatitën mundësit në kamp të përbashkët

Reprezentacioni i seniorëve të Maqedonisë, i prirë nga seleksionuesi Lulzim Vrenezi, si dhe ekipi i kadetëve i trajnerit Sedat Baftiu, tani më një javë janë bashkë në Shkup, ku në palestrën sportive “Mentaz Allajbegu”, po organizohet kamp i përbashkët i të dy ekipeve.

Seniorët u bën gati para nisjes të nesërme për në turneun prestigjioz në Bukuresht të Rumanisë, ku vendi ynë do të përfaqësohet me gjashtë mundës: Vladimir Egorov 57 kg, Elmedin Sejfullau 61 kg, Rijad Rexhepi 65 kg, Behar Mamuti 70 kg, Mihaill Nikollov 86 kg dhe Boban Savev 97 kg.

Ndërsa kadetët po përgatiten para nisjes për në Sarajevë, ku nga e hëna do të mbahet Kampionati Evropian, ku Maqedoninë do ta përfaqësojnë shtatë mundës: Aid Salihasi 46 kg, Zemri Avdili 50 kg, Martin Stojanov 54 kg, David Mishev 58 kg, Orhan Xhaferi 63 kg, Bajram Hajdari 76 kg si dhe Kadir Kamberi 85 kg. . /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button