Erdogan: Muslimanëve t’u lejohet hyrja në Al-Aksa pa asnjë pengesë

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka realizuar një bisedë telefonike me presidentin izraelit, Reuven Rivlin, në lidhje me tensionin e fundit në Mesxhid-i Aksa në Jerusalem. raporton AA.

Sipas informacioneve nga burime presidenciale mësohet se presidenti Erdoğan gjatë bisedës telefonike ka theksuar se ngjarja e 14 korrikut në kompleksin Al-Aksa, ku pati edhe viktima në njerëz, ka shkaktuar shqetësim dhe ka shtuar se shpreh keqardhje për ngjarjet dhe jetët e humbura

Presidenti Erdoğan poashtu ka theksuar se dhuna nuk mund të aprovohet.

Ndër të tjera, pasi ka rikujtuar se duhet të tregohet respekt ndaj shenjtërisë së ambienteve fetare dhe statusit historik, Erdoğan ka theksuar se është e nevojshme që muslimanët në kuadër të lirisë fetare duhet të hyjnë në Mesxhid-i Aksa pa asnjë pengesë.

Presidenti Erdoğan duke vënë në dukje se Harem-i Sherif ka një rëndësi për të gjithë botën islame, është shprehur se tensioni duhet të përfundojë, ndërsa ushtarët izraelit duhet të heqin zbatimin e kontrollit me detektorë për metale në kohë sa më të shpejtë të mundur.

Nga ana tjetër, presidenti izraelit në bisedën telefonike ka theksuar se masat në fjalë janë ndërmarrë me qëllim të forcimit të sigurisë, ndërkohë ka garantuar se nuk do të ketë ndonjë ndryshim në statusin e kompleksit Al-Aksa dhe se nuk do të kufizohen liritë fetare.

Presidenti Erdoğan në lidhje me ngjarjen në Al-Aksa, në orët e mëngjesit ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me presidentin palestinez Mahmud Abbas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button