fbpx

Shkëndija në raundin e tretë, Çelikoviq e heshti Helsinkin! (FOTO+VIDEO)

Futbollistët e Shkëndisë u plasuan në raundin e tretë të kualifikimeve të Ligës së Evropës, pasi që luajtën 1-1 (1-0) në Finlandë kundër HJK Helsinkit dhe me gjithsej 4-2 kanë siguruar edhe dy lojëra evropiane, njofton Portalb.mk.

Tetovarët kuq e zinj kundërshtarin do ta mësojnë sonte, pasi që Trakai  dhe Norçeping në ndeshjen e kthimit e sollën në vazhdime.

Osmani në Finlandë udhëton pa Muratin, ndërkaq në ekipin nismëtar ia dha besueshmëri Abdurahimit përpara Stenio Zhunior. Dueli filloi me nervozë, me gabime dhe ndërhyrje të palejuara, nga të dyja palët. Me disa rivënie anësore dhe gjuajtje të lira, pas së cilës u krosua nga të gjitha pozitat, nikoqirët iu kërcënuan golit të Zahovit.

Alimi nga gjuajtja e lirë për së pari herë e rrezikoi golin e parë të nikoqirit, ndërkaq Çelikoviq e bllokoi gjuajtjen e Anan në minutën e 21,. Në minutën e 28, pas rivënies nga këndi të Ananit, nga ana e majt, Marjan Radeski në mënyrë të pakujdesshme ka intervenuar dhe i ka dhënë gol Zahovit (1-0).


Radeski M. (Own goal) HJK (Fin) 1-0 Shkendija… by Football–Live

Tetovarët nuk reaguan deri në pushim dhe mezi prisnin që të kalojë koha. Me 1-0 baroi pjesa e parë, HJK e plotësoi gjysmën e qëllimit për përmbysje të rezultatit.

Ashtu si mbaroi pjesa e parë, ashtu edhe vazhdoi ajo e dyta dhe Helsinki me disa tollovia përpara Zahov, i frikësoi lojtarët e Shkëndisë. Megjithatë, 20 minuta përpara mbarimit, erdhi goli i shumëpritur dhe barazimi i rezultatit. Kapiteni Hasani iku nga ana e majtë, ia dha topin Çelikoviqit, ndërkaq ky i fundit me gjuajtje të fortë e habiti golmanin finlandez me gol të artë për 1-1.


Goal Celikovic I. (1:1) HJK Helsinki vs Shkendija by ylberenexhipi

Finlandezët kanë ngelur të shokuar deri në fund të ndeshjes dhe janë përpjekur që me gjuajtje të lira dhe rivënie nga këndi ta kthejnë rezultatin. Por, Osmani bërë ndryshime taktike, Shkendija e mori në kontroll lojën dhe lehtë e mbaroi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button