Miqësia e qenit me njeriun mund të jetë rezultat i ndryshimeve gjenetike

 Ndryshe nga ujku cilësitë e qenit në komunikim dhe ndërveprim me njeriun mund të jenë të ndërlidhura me ndryshimet gjenetike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një hulumtim i realizuar nga një grup shkencëtarësh amerikanë të disiplinave të ndryshme, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën “Science Advances”, ka treguar se qentë të cilët njihen si miqtë më të mirë të njeriut kanë një lloj të ndryshimeve të kromozomeve, i cili njihet si “Sindroma Williams-Beuren”.

Në kuadër të këtij hulumtimi shkencëtarët të cilët kanë observuar se disa pjesë të ADN-së së qenve kanë ndërlidhje me sjelljet sociale, kanë thënë se Sindroma Williams-Beuren mund ta shpjegojë arsyen e dashamirësisë së palëkundur të qenve.

Shkencëtarët vënë në dukje se shtojcat gjenetike të vetme të cilat në Sendromin Williams-Beuren njihen si “transposone”, mund të shpjegojnë arsyen e kontaktit fizik, afrimin tek njerëzit me kërkim të njohurive dhe të ndihmës.

Diher se personat me Sendromin Williams-Beuren jetojnë vazhdimisht duke u përpjekur për të menduar pozitivisht. Po ashtu thuhet se kjo sëmundje shkakton sëmundje të zemrës dhe anormalitet në tru dhe sistemin nervor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button