fbpx

Preferoni xhinsin? Ja ҫfarë thotë zgjedhja juaj mbi preferencat në paraqitje

Fanatikët e materialit xhins nuk janë të rrallë, madje disa prej tyre nuk heqin dorë as në ditët e nxehta të verës. Sportive e të rehatshme, xhinset mund të shndërrohen fare lehtë edhe në një veshje perfekte për një dukje klas, elegenate dhe seksi. Kjo, falë kombinimeve që bëni me veshjen e sipërme, si dhe me llojin e këpucëve që zgjidhni, shkruan Bordo.al. 

Jo vetëm në pantallona, ky material gjen përdorim në ҫdo model të mundshëm, duke filluar nga fundet, e deri tek llojet e ndryshme të fustaneve. Edhe pse trendet e reja shkojnë e vijnë, duke na sjellë në qendër të vëmendjes materiale, prerje, dizenjo e ngjyra nga më të ndryshmet, xhinsi do të mbetet gjithmonë ndër më popullorët e mundshëm. Duhet ta pranojmë, që ҫdo vit, një ose më shumë nga të famshmet ekspozojnë xhinset e tyre, e na bëjnë që të gjithë t’i studiojmë me detaje përzgjedhjet e bëra.

Por, a e dini që lloji i xhinsit që keni në garderobë flet shumë për shijen tuaj në të veshur? Mund të adhuroni pantallonat e ҫara, ato shumë të shkurtra, minifundet, fundet e gjatë, fustanet e vjeshtës, fustanet verorë…Të gjitha këto alternativa, të cilat gjenden veҫmasi në rradhët e veshjeve të gjithësecilit, bën që mënyra se si paraqitemi në publik me këtë material, të shfaqi më shumë se një anë të preferencave tona. Për më tepër, ndiqni shembujt e mëposhtëm:

Xhinse të thjeshta, jo të ngjitura pas trupit

Ju nuk e preferoni të rregulltën dhe estetikën e veshjes së ‘ngrirë’. Jeni tipi i përditshmërisë së qytetit dhe stili për ju është i barasvlefshëm me modelet disi të gjera e të lirshme.

Stili i sofistikuar

Ju nuk do të vishnit dot kurrë modele me të ҫara në to. Dëshironi të ruani shijen dhe të shpërfaqni një dukje sa më të kushtueshme.

Plot kreativitet

Jeni të vëmendshëm ndaj detajeve dhe dizanjit. Kombinimi i tëri me xhins shfaq anën tuaj artistike, që dërgon në përfundimin se me kaq kreativitet kontriboni në ҫdo aspekt të jetës tuaj.

Rock dhe vetëm rock

Ju jeni intrigantë, e të tillë dëshironi ta keni dhe paraqitjen. E adhuroni të zezën, ashtu sikurse në garderobë keni modele inspiruar nga yjet e muzikës rock, pasi dhe ambjentet të cilat frekuentoni janë të tilla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button