Nisma qytetare “5 në 12”: Personat me nevoja të posaçme të jenë prioritet

Personat me nevoja të posaçme të jenë prioritet në programin e Qeverisë dhe në punën e Kuvendit, të jenë prioritet gjatë krijimit të buxhetit të Republikës së Maqedonisë dhe buxhetet e komunave, sektori civil të jetë i kyçur në krijimin e politikave të cilët u dedikohen këtyre personave, në gjetjen e zgjidhjeve për përmirësim të jetës së tyre dhe në implementimin dhe supervizionin e projekteve.

Këto janë kërkesat e nismës qytetare “5 në 12” të cilët sot në konferencë shtypi në parkun “Gruaja luftarake” (Zhena borec) ku po kampojnë i prezantoi përfaqësuesja e tyre Suzana Stojanovska.

“Po kampojmë tanimë katër herë, kjo do të thotë katër muaj – 60 ditë në pushtetin paraprak, 60 ditë në këtë pushtet. Nuk kemi asgjë konkrete. Kishim takime pune, marrëveshje me të gjithë ministrat, megjithatë asgjë konkrete nuk po ndodh. Ka klimë pozitive, po dakordohen disa gjëra, por ne nuk kemi kohë për pritje. Dëshirojmë diçka konkrete. Kërkojmë takime me më përgjegjësit, gjegjësisht me kryeministrin. I bëjë thirrje që të gjejë kohë 10 minuta bisedë që t’i shpjegojmë se çka duam”, tha Stojanovska.

Theksoi se çdo qytet vullnetarisht mund t’ia japë mbështetjen nismës qytetare “5 në 12” në ngritjen e nismave lokale dhe kombëtare në Kuvend, me nënshkrim të deklaratës për mbështetje.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që të vijnë ta nënshkruajnë këtë deklaratë për mbështetje. Me njëqind deklarata të këtilla mund të iniciohet ndryshim i një ligji. Duhet të ndryshojmë shumë ligje”, shtoi Stojanovska.

Kalimtarët e rastit në parkun “Zhena borec” personave me nevoja të posaçme u donuan ëmbëlsira.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button