Lëvizja BESA: Turpin e Teuta Arifit nuk mund ta mbulojnë as çadrat (FOTO)

Disa aktivisë të Forumi Rinor-Tetovë të Lëvizjes BESA kanë organizuar një aksion në Tetovë, gjatë të cilit kanë vënë theksin në politikat e dështuara të kryetares se Komunës së Tetovës, Teuta Arifi. Aktivistët siç thuhet në kumtesë, kanë thënë se gabimet nuk mund t’i mbulojë asgjë, njofton Portalb.mk.

“Ndonëse e dimë se politikat e dështuara dhe turpëruese të kryetares se Komunës së Tetovës, Teuta Arifi nuk mund t’i mbulojë asgjë, ne Forumi Rinor i Lëvizjes BESA jemi sot që së paku të përpiqemi ta mbulojmë këtë turp që na ka pllakosur shkaku se Tetova udhëhiqet nga një kryetare e paaftë. Ndodhemi sot në mesin e këtij grumbulli të mbeturinave që qëndron në hyrje të qytetit të Teovës për ta realizuar këtë aksion simbolik në shenjë revolte dhe proteste ndaj kësaj katastrofe ekologjike. Sikur të mos mjaftonte helmimi i qytetit për vite të tëra, mungesa e ujit dhe e kushteve elementare higjienike”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA.

Në kumtesë gjithashtu thuhet se Komuna e Tetovës gjithmon ka shfaqur neglizhencë ndaj mbeturinave të qytetit.

“Komuna e Tetovës ka shfaqur neglizhencë të tmerrshme ndaj mbeturinave të qytetit. Cepet e Komunës së Tetovës janë të mbushura me mbeturina, të cilat në mot të nxehtë janë shkaktarë të sëmundjeve dhe viruseve të ndryshme. Sot jemi këtu që t’ia kujtojmë Arifit premtimin e saj se Tetovën do ta bëjë qytetin më të pastër në Maqedoni. Nuk e dimë nëse kështu duket pastërtia që e ka menduar Teuta Arifi, por çdo ditë jemi dëshmitar të gënjeshtrave të shumta që kjo kryetare e dështuar ua tha tetovarëve. Ajo që di të bëjë  Teuta Arifi është që të përpiqet që turpin ta mbulojë me lajme të pavërteta. Dhe ne sot ndodhemi këtu që t’ia lehtësojmë punën asaj. Prandaj, sot ne të rinjtë e Lëvizjes BESA përmes këtij aksioni simbolik do ta mbulojmë me çadra këtë turp, ashtu siç veproi gjatë gjithë këtyre viteve të qeverisjes, Teuta Arifi. Ndonëse, jemi të vetëdijshëm se nuk do të mjaftonin çadrat e gjithë botës që ta mbulojmë turpin e kryetares së qytetit më të ndotur në Evropë, turp i cili merr fund vetëm kur ajo nuk do të jetë në karrigen prej nga morri vetëm vendime në dëm të qytetarëve”, thuhet në kumtesë.

20206204_10211964748767046_1955835783_n

20206380_10211964743166906_176029901_n

20187587_10211964745166956_1883722297_n

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button