Carovska: Të punësuarve u janë dhënë honorarë nga 50.000 denarë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, në një intervistë për “SCOOP”, thotë se në kohën kur Ministrinë e ka udhëhequr kuadri i VMRO-DPMNE-së, të punësuarit kanë marrë shuma marramendëse, përveç rrogës mujore, njofton Portalb.mk.

“Sikur në të gjitha sektorët tjera, ashtu edhe në sektorin tim, me ardhjen time në këtë pozitë pash shumë parregullsi dhe keqpërdorim të mjeteve. Personalisht jam habitur nga honorarët e larta që i kanë pranuar të punësuarit në Ministri, nëpërmjet pjesëmarrjes në komisione të ndryshme dhe grupe punuese (Komisioni për Licencim, Komisioni për Adoptim, grupe punuese të formuar sipas ligjit dhe të ndryshme). Përveç rrogës që e kanë marrë si të punësuar në Ministri, ata kanë përfituar edhe një rrogë si honorar, pasi që kanë marrë pjesë në komisione, edhe pse ajo është bërë gjatë orarit të punës. Bëhet fjalë për shuma të larta, edhe nga 50.000 denarë. Edhe pse bëhet fjalë për resor, në kompetencë të së cilës janë grupet e prekura të qytetarëve, ajo nuk ka qenë problem që të shfrytëzohen privilegje dhe pozita për përfitime personale”, thotë Carovska.

Ajo thotë se Ministria për Punë dhe Politikë Sociale është duke përgatitur Rregullore të re, me qëllimj të parandalimit të këtyre dukurive.

Anëtarët e komisioneve të cilët punojnë gjatë orarit të punës, do të marrin nga 500 denarë në muaj. Nëse bëjmë sistem funksional edhe në të ardhmen do të përmirësohet standardi, do të ngelet edhe mjete për pagesën e analizave përkatëse, dokumente lidhur me krijimin e politikave dhe të ngjashme.

Deri atëherë, thotë Carovska, do të punojnë në korniza të mundësive reale dhe me përgjegjësi maksimale ndaj buxhetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button