Komandanti i NATO-s i shqetësuar nëse FSK-së shndërrohet në Ushtri pa ndryshime kushtetuese

KFOR-i do të qëndrojë në Kosovë derisa të jetë nevoja, ka porositur komandanti suprem i forcave të NATO-s në Evropë, Curtis Scaparrotti, transmeton KTV, përcjell Portalb.mk.

Ai ka qëndruar gjatë së mërkurës në Beograd dhe ka biseduar me kreun ushtarak serb, e në një intervistë për agjencinë Tanjug ka thënë se NATO është e shqetësuar për propozimet që Forcat e Sigurisë së Kosovës të transformohet në Ushtrinë e Kosovës pa ndryshime kushtetuese.

Komandanti i Komandës së SHBA-ve për Evropë dhe komandant suprem i Forcave Aleate të NATO-s, gjeneral Curtis M. Scaparrotti është paralajmëruar se nesër do të vizitojë Ministrinë e Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button