Zaharieva: Bullgaria nuk do të negociojë për ndryshime në tekstin e marrëveshjes me Maqedoninë

“Bullgaria nuk ka për qëllim të mbajë bisedime të reja për tekstin e marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Maqedoninë”, deklaroi zëvendëskryeministrja dhe shefja e diplomacisë bullgare, Ekaterina Zaharieva duke shtuar se teksti është finalizuar, njofton Portalb.mk.

“Marrëveshja është stacion i ri i rëndësishëm në marrëdhëniet mes të dy vendeve, por pas nënshkrimit mbetet të përfundohen edhe shumë punë. Marrëveshja do të nënshkruhet në gjuhën maqedonase, sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, dhe bullgarisht sipas Kushtetutës së Republikës së Bullgarisë”, tha Zaharieva në intervistë për “Televizionin kombëtar bullgar”.

Zaharieva theksoi se marrëveshja u themelua në Deklaratën e vitit 1999 dhe se në të janë ndërtuar mekanizma për ndjekjen e ndryshimit të saj. Ajo theksoi se komisioni ektern do të punojë në përmirësimin e programeve arsimore në bazë të burimeve historike legjitime.

Në lidhje me kërkesën e opozitës VMRO-DPMNE-së që të njihet ekzistenca e pakicës maqedonase në Bullgari, ajo theksoi se Bullgaria nuk mban bisedime me partitë politike, por me qeverinë.

“Në Shkup duhet të vendosin se a do të jenë të izoluar edhe 11-të vite nga fqinjët e tyre dhe nga bota ose duan të kenë perspektivë dhe zhvillim evropian”, tha Zaharieva.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button