Rama Berishës: Provo akuzat, ose shko me Jozefinën në Divjakë vullnetar për mushkonjat

Ashtu siç pritej, në qendër të debatit në Kuvend ka qenë avioni i rrëzuar në Divjakë. Kryeministri, Edi Rama ka replikuar me ish-kryeministri, Sali Berisha mbi këtë çështje dhe protestën e PD-së.

Rama iu drejtua Berishës duke i thënë që të provojë në prokurori qoftë një lidhje të vetme të tij me trafikun e drogës.

Nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se, fjalimet e Ramës i kujtojnë Enver Hoxhën. Si kundërpërgjigje të kësaj të fundit, Rama iu drejtua Berishës duke i thënë se, nëse ai do ta kishte dëgjuar Enver Hoxhën teksa mbante fjalime me siguri që do të kishte vdekur.

“Unë të them ty që e ke përbaltur Shqipërinë për gjithë këto vjet. Duhet ta pranoni që propozimi im ishte dashamirës, nëse ju hetoni unë jap dorëheqjen”, u shpreh Rama.

Berisha vijoi më tej me akuzat duke thënë se, Shqipëria në 8 muaj qeverisje u shndërrua në Kolumbi, dhe nuk e shndërroi opozita, por e shndërroi Edi Rama, baroni i drogës që po shndërron Shqipërinë në lavatriçen e drogës.

DEBATI

Rama: Në këtë sallë kam ardhur për shqiptarët që presin legalizimet prej jush prej 20 vjetësh dhe që ne do të bëjmë atë që jemi zotuar. Prokurorinë e keni ende nën hijen e frikës nga ai. Gjykatat nuk diskutohet, Presidentin me siguri do ta kishit. Do t’u bëj një propozim: Unë i pari, Saliu dyti, adjutanti  SHQUP-it i treti dhe gjithë gridëria e angazhuar në këtë shfaqje të neveritshme të shkojmë një e nga një përpara prokurorisë të cështjes. Dhe nëse Ju provoni një, qoftë edhe një nga akuzat tuaja që lidhin mua me trafikun e drogës, unë nuk do të jap thjesht dorëheqjen, por do të zhdukem përgjithmonë nga ky mikrofon dhe nga çdo mikrofon dhe do t’i nënshtrohem çdo lloj ndëshkimi ligjor. Por në të kundërt, atëherë unë nuk kërkoj të njëjtën gjë, të bini dakord që Saliu dhe Jozefina të bashkohem me Ministrinë e Shëndetësisë për të dizifenktuar Divjakën.

Berisha: Në mbarë botën panë baronin kryesor të drogës në Shqipëri, në Europë panë Edi Ramën që me një shpejtësi të rrufeshme shndërroi Shqipërinë në vendin e narkflotiljeve, panë Edi Ramën që u serviri shqiptarëve aeroplanët e narkotrafikut për mushkonja, panë Edi Ramën sesi rriti mushkonjat në aeroplan dhe sesi ranë rroatët në rërën e Divajkës. Edi Rama ka një background; kthehuni pak te banda e Rr. së Kavajës, vazhdoni me Hakmarrjen për Drejtësi, shkoni te banda e Dritan Dajtit.  Ti kërkon dhe zotohesh se po hetohesh. Do hetohesh ti, por qytetarët shqiptarë do rrëzojnë qeverinë tënde. I ke bërë vendit dëmin më të pallogaritshëm, je shndërruar në rrezik të madh kombëtar për çdo fëmijë, burrë, grua . Lëvizja sot filloi, do të përmbushë misionin e saj, por është mirë të kuptosh se je i vetmi kryetar ekzekutivi në Europë që e shndërrove vendin tënd në Kolumbi dhe mendon se do t’i shlyesh me fjalime. 

Rama: Vëri në dispozicion ato dokumentet që u thua shqiptarëve, ka dokumentet, ato faktet, vëri në dispozicion të gjithë lidhjet, që ti me siguri i njeh mes drogës dhe shtetit sepse ke qenë kryeministër në kohë kur bëhej gjithë kjo mbjellje e madhe. Provo një lidhje të vetme timen me këtë çështje dhe e ke zgjidhur këtë punë.

Nuk ke nevojë të lësh pa punë Ndërmarrjen e Gjelbërimit, Ujësjellësin, t’i sjellës përpara Parlamentit për të bërë protestë. As atë luadhin e Lazaratit. Pse e solle atë? Për çfarë erdhi? Në emër të kultivuesve apo në emër të qendrestarëve, se nuk e kuptoj.

Berisha flet nga vendi pa mikrofon

Rama: Përgjigju këtu, pse kurrë në jetën tënde nuk pate kurajën përpara prokurorisë dhe gjykatës një akuzë të vetme që u ke bërë gjithë këtyre njerëzve këto 20 vjet. Përgjigju! Një! Edhe një njeri që fute në burg shkove e gjete Fatos Nanon. Ja ky je ti!

Berisha: A je i gatshëm të shkosh në gjykatë?

Rama: Unë të them bëhu burrë, vërteto një akuzë përpara prokurorisë që ka frikë nga ty, në gjykatat që janë me ty, me presidentin që është i gatshëm të vijë pas teje, ti thua shko në spital.

Meta: Pse çoheni në këmbë nuk e kuptoj?

Rama: Hajde ta bëjmë testin tani, por ama do të shkosh me Jozefinën në Divjakë për dezinfektim. Vetëm me këtë kusht. Dakord?

Meta: Pesë minuta pushim!

Rama: Merreni përsipër përpara shqiptarëve që do të shkoni të dezinfektoni të dy. Nuk po u them merrni dhe Kastriotin me vete se mund ta ngatërroni me ndonjë mushkonjë atje.

Lajme të ngjashme

Back to top button