Zaharieva: Marrëveshja midis Bullgarisë dhe Maqedonisë hap faqe të re

Teksti i marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Maqedoninë është finalizuar dhe pala bullgare nuk ka për qëllim të zhvillojë negociata të reja. Marrëveshja është një faqe e re e rëndësishme në marrëdhëniet midis dy vendeve, por pas nënshkrimit mbetet të përfundohet edhe shumë punë, deklaroi zëvendëskryeministrja dhe ministre e punëve të Jashtme të Bullgarisë Ekaterina Zaharieva në intervistë për Televizionin bullgar.

“Marrëveshja do të nënshkruhet në gjuhën maqedonase sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe në gjuhën bullgare sipas Kushtetutës së Republikës së Bullgarisë”, thekson Zaharieva.

Theksoi se marrëveshja bazohet në deklaratën e nënshkruar në vitin 1999, ndërsa dallimi, siç theksoi, është që janë sendërtuar mekanizma për ndjekje të zbatimit të tyre, do të ketë komision të ekspertëve nga historianë dhe punonjës shoqëror të cilët do të punojnë në përmirësimin e programeve shkollore në bazë të burimeve legjitime historike.

Lidhur me kërkesat e disa partive opozitare maqedonase të pranohet ekzistimi i minoritetit maqedonas në Bullgari, Zaharieva thotë se autoritetet në Sofje nuk zhvillojnë negociata me parti, por me Qeveri.

“Në Shkup duhet të vendosin se nëse do të vazhdojnë të jenë të izoluar edhe 11 vite nga fqinjët e tyre dhe nga bota, duke u bërë shumë të mëdhenj, ose dëshirojnë perspektivë dhe zhvillim evropian”, tha Zaharieva.

Ekaterina Zaharieva paralajmëroi se marrëveshja për fqinjësi të mirë me Maqedoninë do të shqyrtohet nga Qeveria bullgare gjatë javës së ardhshme, ndërsa pret që ta nënshkruajnë kryeministrat e dy vendeve, Bojko Borisov dhe Zoran Zaev, më 2 gusht në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button