Sejdiu kërkon hise në listën për deputetë të LDK-së

Ish presidenti i Kosovës dhe ish kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu ka kërkuar që të ketë dorë në caktimin e kandidatëve të LDK-së për deputetë në zgjedhjet e parakohshme të 8 qershorit.

Burime të Indeksonline thonë se këtë Sejdiu e ka kërkuar edhe për të bërë një far paqe me kreun aktual të LDK-së, Isa Mustafa.

Të njëjta burime konfirmojnë se LDK-ja aktualisht është nën tension sa i përket listës për deputetë. “Sot është dashur të mbahej mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm, por për shkak te tensioneve është shtyrë për nesër. Kishte pakënaqësi të kandidateve lidhur me renditjen në listë”, ka thënë ky burim. 

Lajme të ngjashme

Back to top button