Bark super të sheshtë pas lindjes? Ja sekreti i Irina Shayk!

Qëkur u paraqit në tapetin e kuq në Kanë me një fustan të verdhë magjepsës supermodelja kishte një siluetë për të pasur zili, edhe pse ishte bërë nënë vetëm dy muaj më parë. Format e saj dukeshin shpërthyese edhe pse pak më të rrumbullakosura. Dy muaj përpara kësaj paraqitjeje Irina Shayk dhe bashkëshorti i saj seksi aktori Bradley Cooper ishin bekuar me një vajzë, Lea de Seine Shayk Cooper, përcjell Bordo.al.

Modelja ka vendosur të na përshëndesë përmes Instagramit me një mirror-sefie, një foto selfie e shkrepur përpara pasqyrës. Ajo ka veshur një palë të brëndshme dantelle me ngjyrë të bardhë dhe duket e mahnitshme!

Nëna natyrë është treguar shumë bujare me bukuroshen Shayk pasi i ka dhuruar një nga trupat më të bukur e të lakmuar të planetit si dhe një bashkëshort si ylli hollivudian Cooper. Tashmë kanë kaluar fiks katër muaj që nga lindja  e vajzës dhe Irina ka një super bark të sheshtë, ajo është më në formë se më parë! Madje, po mos ta njihnim nuk do të besonim se ka lindur! Një nga sekretet e rënies së menjëhershme në peshë të bukuroshes Shayk është ushqyerja e vajzës me gji.

Mikesha të dashura ndiqni këshillën e saj!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button