Taçan: Për periudhë të shkurtë është bërë përparim për Maqedoninë drejt proceseve eurointegruese

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev pasdite u takua me ndihmës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për diplomaci publike, Ildem Taçan, i shoqëruar nga shefi i Zyrës për lidhje të NATO-s në Republikën e Maqedonisë, Gorazd Bartol.

Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, përfaqësuesi i lartë i NATO-s, Taçan transmetoi porosi të fuqishme inkurajuese dhe përkrahëse nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deri te kryeministri Zaev dhe Qeveria e re.

“Për periudhë të shkurtë është bërë përparim në Republiken e Maqedonisë drejt proceseve eurointegruese dhe stabilizimit të shtetit në menyrë të qetë dhe demokratike. Sekretari i përgjithshëm Stoltenberg ju uron dhe inkurajon mënyrën në të cilën i jeni përkushtuar reformave. Ju bind, ju përkrahim në ato aspratata”, është porosia që e transmetoi ndihmës sekretari i përgjithshëm, Taçan.

Në takim u konstatua se Plani 3-6-9, në të cilën u obligua Qeveria për zbatimin e prioriteteve urgjente reformuese, do të sjellë rezultate në eurointegrimet, por të cilat janë njejtë të rëndësishme edhe për NATO integrimet.

“Qeveria është e vetëdijshme për rëndësine e reformave të cilat e hapin rrugën drejt NATO-s dhe BE-së, por me këtë dhe për jetë cilësore të qytetarëve. Qëllimet strategjike të Maqedonisë janë anëtarësim në NATO dhe BE. Maqedonia pret që për kohë të shkurtë të bëjë hap drejt anëtarësimit në NATO dhe ky inkurajim shumë do të thotë për ne” tha kryeministri Zaev.

Në takimin u bisedua për rëndësinë e reformave në pjesën e sundimit të mirë dhe sundimit të së drejtës, reformat në mbrojtje, në pjesën e mundësisë për rritje të ardhshme të mjeteve buxhetore për mbrojtje, si dhe pjesmarrje të rritur të Maqedonisë në misionet paqësore ndërkombtare, respektimin e Marrëveshjes së Ohrit, si dhe zhvillim të marrëdhënjeve të mira fqinjësore, ku Maqedonia tregon rezultate të dukshme.

Bashkëbiseduesit kanë konstatuar se ekziston mundësia për zhvillim të bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe NATO-s, në pjesën e arsimit, si dhe rreth mundësisë për formimin e ekipeve eksperte, të cilat do të ishin ndihmë për Maqedoninë në realizimin e proceseve të rëndësishme reformuese.

Në takim u konfirmua dhe rëndësia e madhe e NATO-s në stabilitetin dhe sigurinë e tërë rajtonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button