Dimitrov: Estonia vend kryesues i Këshillit Evropian që mbështet integrimin e Maqedonisë

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, priti në një takim zv/ministrin e Punëve të Jashtme për Çështje Evropiane të Estonisë, Matti Maasikas, ku diskutuan politikat e zgjerimit të Bashkimit Evropain dhe procesin euro-integrues të Maqedonisë, me rastin e kryesimit të presidencës estoneze me Këshillin e Bashkimit Evropian, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas takimit të zhvilluar në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, ministri Dimitrov bëri të ditur se zv/ministrin estonez në takim e ka informuar për axhendën e qeverisë së re të Maqedonisë në aspiratat euro-atlantike. Dimitrov shtoi se në takim është theksuar se marrëdhëniet e mira fqinjësore do të ndihmojnë integrimin evropian të këtij rajoni.

“Estonia gjithmon ka qenë një ndër mbështetësit tonë më të fuqishëm dhe u përpoqa ta bind zv/ministrin se ka argumente të mjaftueshme e njëjta mbështetje të vazhdojë. Jemi të kënaqur që në një moment të një kapitulli, shprese dhe përpjekje të re, të hapim rrugën evropiane të vendit tonë. Kemi një vend kryesues që me mirësjellje sheh drejt kësaj politike, si politikë të zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe si mjet më të fuqishëm që Evropa ka, që të ndihmojë në tranformimin e shoqërisë sonë që të jetë evropiane dhe demokratike në të cilën do të sundojë drejtësia”, deklaroi Dimitrov.

Ndërkaq, zv/ministri Maasikas tha se përveç zbatimit të reformave urgjente në të cilat, sipas tij, duhet të përfshihet edhe opozita e Maqedonisë, për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor e rëndësishme është që ky rajon të ketë sa më shumë miq.

“Nga diskutimi ynë unë isha i kënaqur për vendosmërinë e Qeverisë së Maqedonisë në zbatimin e reformave, gjithçka që ministri përshkroi për t’u konsoliduar në vend dhe me diplomaci për të fituar dhe rifituar miq. Kjo është tejet e rëndësishme për të gjithë rajonin, por edhe për vendin tuaj”, deklaroi Maasikas.

Pas takimit me ministrin Dimitrov, Matti Maasikas do të zhvillojë takime edhe me kryeparlamentarin Talat Xhaferi, ndërsa gjatë ditës së nesërme do të takojë zv/kryeministrin e Qeverisë së Maqedonisë të angazhuar për çështje evropiane, Bujar Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button