Në kazermën Gjorçe Petrov vihen në funksion 15 furgonë special për NJSSH (VIDEO)

Njësia për Sistemim të Shpejtë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme i mori 15 furgonë të rinj special. Në promovim dhe në vënien në funksion të automjeteve sot në kazermën “Gjorçe Petrov” mori pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

“Me këtë rritet efikasitet i Njësitit dhe është mirë për sigurinë e qytetarëve. Vetëm me policë të pajisur mirë dhe të motivuar mund të kemi shtet të sigurt. Automjetet janë dimensionuar për transportimin e njësiteve speciale dhe kështu të porositura t’i realizojnë pritjet dhe nevojat e njësitit special”, tha Spasovski.

Theksoi se marrëveshja parasheh edhe furnizimin e një pajisje tjetër, si dhe se në vijim janë procedurat për furnizimin e uniformave dhe mbathjeve për policët, me qëllim të përmirësimit të kushteve për punë të policisë së Maqedonisë.

Në pyetjen e gazetarëve për gjoja turnet joligjore në MPB, Spasovski tha se janë bërë kontrolle dhe nuk ekziston ndonjë rast i tillë dhe se të gjitha zhvendosjet në kuadër të Ministrisë bëhen sipas ligjit.

I pyetur se deri ku është hetimi me përdhosjen e varrezave në Luboten, Spasovski u përgjigj se SPB Shkup dhe Prokuroria Publike janë duke punuar në pastrimin e rastit, por të gjitha veprimet në procedurë parahetimore janë të fshehta.

Lidhur me kërkesën e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski për miratimin e më shumë truprojave, Spasovski tha se ka pranuar kërkesë për 20 persona shtesë dhe kjo kërkesë është procesuar nga Byroja për siguri publike dhe Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim. Ne, siç shtoi do të marrin informacione profesionale lidhur me këtë kërkesë dhe në bazë të saj do ta japim përgjigjen.

I pyetur nëse do të fillojë me hetimin e rasteve për sulme nga sigurimi i ndonjë funksionari të lartë, Spasovski tha se janë ndërmarrë masa serioze dhe disiplinore ndaj nëpunësve policorë.

Lidhur me vizitën e Pribesë, Spasovski tha se Pribe dhe grupi i tij i ekspertëve kanë vërejtje serioze dhe drejtime për reformat në Maqedoni dhe se MPB meriton reforma serioze dhe të thella dhe do të veprojnë për këto vërejtje.

I pyetur se kush do të jetë koordinator i Projektit nacional për reforma të sigurisë, Spasovski tha se janë në fazë kur MPB dhe Qeveria do të duhet ta zgjedhin modelin e reformave dhe partnerin që do ta ndjekë, ndërsa në bazë të kësaj do të merren edhe vendime kadrovike.

Duke u përgjigjur në pyetjen lidhur me numrin e rritur të plaçkitjeve, Spasovski tha se mbrëmë është arrestuar një person dhe është duke u punuar në zbardhjen e dhjetëra plaçkitjeve nëpër farmaci në Shkup si dhe raste të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button