Trajnime për IT aftësi avancuese për 220 të rinj

Me masën për IT aftësi avancuese të Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë 220 të papunë të moshës deri në 29 vjet do të kalojnë trajnime për java programues dhe softuer testerë. Këto profesione janë në kërkuara në tregun vendor dhe të huaj me ç’rast kualifikimet dhe certifikatën të cilën do ta marrin të rinjtë u ndihmojnë të punësohen.

Për trajnimet të cilat realizohen përmes IPA projektit të Bashkimit Evropian, si garanci e drejtpërdrejt të APRM, janë siguruar 18.260.000 denarë.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska sot në konferencë shtypi theksoi të trajnimet e parapara janë për zhvillimin e aftësive dhe njohurive të të rinjve deri 29 vjeç në teknologjitë informatike.

“Është shumë e rëndësishme të rinjtë të kyçen në këto trajnime pasi që këto paketa programore të cilat ofrohen me projektin do të japin mundësi që ata të investojnë në vete, por gjithashtu këto paketa programuese të cilat ofrohen në tregun e punës në një lloj trajnimi kërkohen në tregun e punës dhe me këtë ofertë do të munden shumë lehtë të punësohen”, tha Carovska.

Sipas drejtorit të APRM, Vllatko Popovski, me trajnimet për progamues java për testerë softuer të cilët kërkohen si në Maqedoni ashtu edhe jashtë vendit, mundësitë për punësim janë shumë të mëdha.

“Kemi mundësi t’i trajnojmë 110 persona për paketën më të re të java, ndërsa njëherësh edhe për testerë të softuerit të cilët gjithashtu janë të kërkuar në Maqedoni dhe jashtë. Ju bëjmë thirrje të gjithë personave të cilët janë edhe me arsim të mesëm, ndërsa kanë njohuri nga sfera e IT-së të paraqiten në trajnim të vijnë në paratest, ndërsa më pas të fitojnë marrëveshje me paketë nga shteti dhe nga BE prej përafërsisht 2.000 euro. Në katër muajt e ardhshëm do të jenë në trajnim, ndërsa më pas do të japin provimin për certifikatën me të cilën do të bëhen shumë më konkurrues në tregun e punës në Maqedoni dhe jashtë saj”, sqaroi Popovski.

Irena Ivanovska, drejtuese e sektorit për trajnime IT në Semos edukime, theksoi se kandidatët të cilët do të aplikojnë nuk duhet të kenë IT njohuri të veçanta që t’i vizitojnë kurset.

Përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së në Maqedoni, Nikolla Bertolini, nga ana tjetër, potencoi se një prej vlerave më të mëdha për të cilat angazhohet BE-ja është të mundësohet qasje për të rinjtë në tregun e punës.

“Nuk ekziston projekt më i suksesshëm se ai i cili u mundëson të rinjve të hyjnë në tregun e punës dhe t’i plotësojnë kërkesat e tij”, tha Bertolini.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button