Kryetari i Komunës së Gazi Babës kërkon t’i kthehet pasaporta, PSP insiston që të paraburgoset

Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski sot u paraqit në Gjykatën e Apelit ku u ka shqyrtuar ankesa e tij që t’i kthehet pasaporta që iu patë marrë si i dyshuar në rastin “TNT”, por u shqyrtua edhe ankesa e PSP-së me të cilën kërkohet të përcaktohet masë për paraburgim, njofton Portalb.mk.

Prokurori Gavrill Bubevski i PSP-së deklaroi se kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski edhe pse tre herë ka marrë thirrje të rregullta që të jep dëshmi në PSP, nuk u paraqit asnjëherë. PSP konfirmoi se Trajkovski shpesh udhëton dhe se së shpejt do t’i skadojë mandati.

Avokati i tij, Boro Tasevski theksoi se në këtë fazë Këshilli i Gjykatës Penale nuk e ka vlerësuar aktakuzën që të mund të kërkojë paraburgim dhe kërkoi që t’i kthehet pasaporta.

Trajkovski theksoi se nuk do ta pengojë procedurën.

“Këtu jam, jam i përgatitur t’ju përgjigjem të gjitha thirrjeve”, tha Trejkovski, i cili shtoi se e ka dorëzuar dokumentacionin deri te PSP-ja për objektin Kosmos.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button