Greqia i kërkon bashkëpunim Shqipërisë në luftën kundër trafikimit të drogës

Shteti grek i ka kërkuar bashkëpunim shtetit shqiptar në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike.
Këtë kërkesë e ka bërë ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Nikos Toskas, në takimin me  ambasadoren e Shqipërisë në Athinë, Adriana Hobdari.

Ai tha se është më se i nevojshëm një bashkëpunim i ngushtë i organeve greke me ato shqiptare, për të frenuar trafikimin e drogës nga Shqipëria në Greqi.

Ministri Toskas ka kërkuar që të intensifikohen kontrollet e autoriteteve shqiptare, në pikat doganore dhe jo vetëm, për të përballuar në mënyrë sa më efektive këtë problem serioz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button