Firmoset kontrata, FSHF prezanton trajnerin e ri të kombëtares (FOTO)

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit tashmë ka zyrtarisht në krye një trajner të ri.

Gjatë një konference për shtyp, Federata Shqiptare e Futbollit ka prezantuar trajnerin e ri Christian Panuçi i cili do të drejtojë skuadrën e kuqezinjve për  2 vite e 4 muaj, shkruan Revista Class.

Në fjalën e tij, 44- vjeçari ështe shprehur se edhe pse e sheh kualifikim në Botëror si të pamundur, do të bëjë të pamundurën që në këto katër ndeshje të mbetura të japë maksimumin e tij si dhe se do të punojë fort për kualifikueset e Euro 2020.

Ai e ka vlerësuar punën e bërë nga paraardhësi i tij Gianni de Biassi, por edhe kombëtaren tonë si një skuadër e cila po rritet dita ditës.

“Jam i nderuar që jam trajneri i ri i kombëtares shqiptare. Falënderoj presidentin Duka që më ka besuar këtë detyrë që po më jep emocione të mëdha, por njëkohësisht edhe një përgjegjësi të madhe për këtë vend që po rritet shumë në futboll. Ndaj si gjithmonë dua të falënderoj të gjithë Federatën të cilët bashkë me presidentin vendosën të më besonin kombëtaren. Jam i bindur se kemi një skuadër shumë të mirë, se ky vend mund të më dhurojë mua dhe stafit tim njohje në arenën ndërkombëtare. Por njëkohësisht, shpresoj sa më vonë të jetë e mundur, edhe stafi im t’i ketë dhënë diçka Shqipërisë. Tani kemi katër ndeshje të rëndësishme, edhe pse Botërori është thuajse i pamundur, për të ndërtuar skuadrën për të shkuar në EURO 2020. Këto katër ndeshje duhet të jenë katër ndeshje të luajtura me shumë dëshirë, ku do të shoh grupin që do të bëjë kualifikueset e EURO 2020. Nuk kam ende shumë për të thënë, pres me padurim që të punoj në këtë vend që po rritet”, u shpreh ai.

Kjo do të jetë eksperienca e parë e Panuccit si trajner i parë dhe do t’i duhet të zëvendësojë një emër si Gianni De Biasi, i cili la gjurmë në futbollin shqiptar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button