Në Uruguaj do të shitet marihuanë për qëllime rekreative nëpër barnatore

Uruguaji sot do të bëhet shteti i parë në botë ku marihuana për qëllime rekreative do të jetë nën kontroll të shtetit dhe do të shitet nëpër barnatore.

Vetëm 16 barnatore në të gjithë vendin me popullsi prej 3,4 milionë njerëz do të shesin marihuanë pasi autoritetet nuk arritën të dakordohen me kompanitë e mëdha farmaceutike.

Marihuana do të shitet për 1,30 dollarë për një gram, ndërsa çdo person i cili paraprakisht është regjistruar në listën e konsumatorëve, do të ketë të drejtë të blejë në maksimum 10 gram në javë.

Shitja e marihuanës nëpër barnatore në në pajtueshmëri të Ligjit nga viti 2013 i miratuar nga presidenti Hoze Muhika, sipas të cilit mund të kultivohet kanabis në tre mënyra: Kultivim në shtëpi ose kooperativa për përdorim personal, që tanimë po zbatohet. Ndërsa, mënyra e tretë është shitje nëpër barnatore.

Nga 2 maji rreth 5.000 persona janë regjistruar në listën e konsumatorëve të marihuanës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button