Aksion i dhurimit të gjakut në ARM

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe shefi i Shtatmadhorisë të ARM-së, gjeneral nënkoloneli Metodija Veliçkovski, sot do të marrin pjesë në aksionin vullnetar të dhurimit të gjakut të pjesëtarëve të ARM-së.

Në kudër të aksionit ministrja Shekerinska, shefi i SHM, sekretari i përgjithshëm  i Kryqit të Kuq të RM-së Metodija Veliçkovski, Sait Saiti dhe drejtoresha e Institucionit për mjekësi të transfuziologjisë, Emilija Velkova do të ndajnë fletëlavdërimi  dhe mirënjohje pjesëtarëve të ARM-së të cilët janë  dhurues vullnetarë të gjakut më shumë se 25 deri në 50 herë.

Në fillim të këtij vitit ARM-ja bashkëpunon me Kryin e Kuq të RM-së dhe Institutin për mjekësi të transfuziologjisë, deri tani janë zbatuar 18 aksione të dhurimit të gjakut në të cilat janë grumbulluar 768 njësi gjaku nga pjesëtarët e ARM-së.

Aksioni është pjesë e aktiviteteve të planifikuara për shënimin e 25 vjetorit nga formimi i Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button