Tramp dhe Putin u takuan dy herë në Samitin e sivjetshëm G20 në Hamburg

Presidenti amerikan, Donald Tramp dhe kolegu i tij rus, Vladimir Putin, e kanë mbajtur edhe takimin e dytë, të cilin nuk e kanë zbuluar më parë, gjatë samitit të grupit të 20 vendeve më të industrializuara të botës,  në fillim të këtij muaji në Hamburg, ka njoftuar mbrëmë Shtëpia e Bardhë.

Të dy zyrtarët e lartë e kanë mbajtur një takim bilateral, që ka zgjatur më tepër se dy orë, më 7 korrik, ndërsa zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se Tramp dhe Putin, po ashtu, kishin “një bisedë të shkurtër” gjatë darkës së liderëve botërorë në samit.

Në pamjet televizive të darkës shihet se Melania Tramp, bashkëshorte e presidentit, Donald Trump, ishte ulur afër Putinit.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se në këtë takim rolin e përkthyesit e kishte një person rus, pasi përkthyesi amerikan në këtë darkë nuk fliste rusisht.

Tramp është nën shqyrtim intensiv për shkak të dyshimeve se ekipi i fushatës së tij ndoshta ka bashkëpunuar me përpjekjet ruse për të ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve presidenciale amerikane në vitin 2016.

Tramp e ka hedhur poshtë çfarëdo bashkëpunimi me rusët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button