Pas “Heshtjes”, Bekim Guri arrinë sukses edhe me “Një pikë gjaku” (FOTO)

Regjisori Bekim Guri nëpërmjet një postimi në fejsbuk ka bërë të ditur se filmi i metrazhit të shkurtër regjisor i të cilit është ai, “Një pikë gjaku” (A drop of blood) do të jetë pjesëmarrës në “The International Human Rights Film Festival” (Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut), njofton Portalb.mk.

Ky festival që mbahet në Tiranë sivjet do të realizojë edicionin e dymbëdhjetë të tij.

Filmi “Një pikë gjaku” është realizuar në fillim të 2015-s kurse deri më tani ka marrë tre çmime ndërkombëtare ku i fundit ishte shpërblimi i jurisë i marrë në festivalin e Francës Një pikë gjaku paraprakisht është vlerësuar edhe në Norvegji.

Ndryshe filmi ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit shqiptaro-francez.

Filmi është realizuar në fillim të 2015-s kurse deri më tani ka marrë tre çmime ndërkombëtare ku i fundit ishte shpërblimi i jurisë i marrë në festivalin e Francës.

Filmi trajton problemet e shoqërisë jo vetëm shqiptare, të cilat gërshetojnë traditën dhe modernen ndërkaq detk publiku vijnë nëpërmjet aktoreve Ilire Vinca, Majlinda Kosumoviq dhe Fitore Broçi.

Bekim Guri

Duke pasur parasysh se filmi trajton problemet të cilat kanë qenë të pranishme me shekuj te shqiptarët si gjakmarrja, incesti si pasojë e mospërzierjes së gjakrave, kombësive dhe feve të ndryshme, kanuni i Lekë Dukagjinit, lë hapësirë për reflektim mbi shikuesin e këtij filmi për shmangie të gabimeve të mëdha.

Por nuk mënjanohet edhe një problem si qëndron puna me emancipim e femrës dhe konfliktet ndërgjeneratash. Ndryshe filmi ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit shqiptaro-francez.

Bekim Guri para “Një pikë gjaku” pati realizuar edhe filmin “Heshtje” me të cilin film arriti të sigurojë trembëdhjetë çmime vendase dhe ndërkombëtare.

 

Image may contain: text

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button