Gjuha shqipe, Dimovski e përdorë me miqtë kurse Qeveria dhe LSDM në kumtesa

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski thotë se flet në shqip në komunikim privat me kolegët për të krijuar ndonjë moment pozitiv, por shtoi se partia e tij duhet të komunikon dhe të arrijë deri të çdo qytetar shqiptar njofton TV 21. Ai shton se shqiptarët kanë fituar shumë nga VMRO-DPMNE por se është prezantuar në opinion në mënyrë negative, përcjell Portalb.mk.

“Unë shpesh kam thënë se VMRO DPMNE si parti duhet të mundohet të arrijë deri te çdo shqiptarë, pasi nuk ka parti politike që ka bërë projekte konkrete për shqiptarët  sa ka bërë VMRO DPMNE, edhe pse është prezantuar në kuptim negativ. Do të mundohemi në çdo mënyrë që të arrijmë te secili qytetar”, tha Dimovski.

Zoran Zaev para dy muajve u pyet nga TV21 se përse pas zgjedhjeve u ndalën së lëshuari kumtesa në gjuhën shqipe. Ai nuk u përgjigj në këtë pyetje, por vetëm premtoj së do ta rregullojë shumë shpejtë këtë çështje.

Gazetari: Zotri Zaev, pse nuk lëshoni më kumtesa edhe në gjuhën shqipe edhe në gjuhën maqedonase, ashtu siç bënit para zgjedhjeve?

“Do ta rregullojmë këtë problem shumë shpejt. Shumë shpejt do ta bëjmë”, tha Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.

Pas dy muajve LSDM-ja ka filluar sërish të lëshoj kumtesa edhe në gjuhen shqipe. Edhe pse menjëherë pas zgjedhjeve pati ndaluar së lëshuari kumtesa në gjuhën shqipe, por gjatë kohës së fushatës ta praktikojë gjatë lëshonte kumtesa në shqip. Ndryshe edhe qeveria e Republikës së Maqedonisë që kur shumica parlamentare e përbërë nga LSDM, BDI, dhe Aleanca për Shqiptarët morën shtetin në dorë, zyra për informim e qeverisë po lëshon kumtesa dhe lajmërime edhe në shqip.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button