Vuçiq: Nivel i lartë i pajtimit me nënpresidentin Pence

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se në takimin me nënpresidentin amerikan, Mike Pence, të hënën në Uashington, është arritur nivel i lartë i pajtimit për çështje të rëndësishme, transmeton REL.

Vuçiq tha se me zyrtarin e lartë amerikan ka biseduar për çështje dypalëshe dhe rajonale.

Mes tjerash, ai tha se ka folur për ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë nga perspektiva e Serbisë, si dhe për marrëdhëniet me Rusinë.

“Mendoj se jemi kuptuar mirë. Kam thënë se Serbia ndodhet në rrugën evropiane dhe se Amerika e mbështet atë rrugë. Serbia ka marrëdhënie miqësore edhe me Federatën Ruse, por edhe me shtetet tjera”, tha Vuçiq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Vuçiq tha se nuk dëshiron të hyjë në detaje të bisedës për Krimenë dhe Kosovën, sepse, siç tha, dikush mund të nxjerrë përfundime të gabuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button