Armata shqiptare demontoi municion të rrezikshëm në sipërfaqe prej mbi 50 mijë metra katrorë

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë kumtoi se armata ka pastruar mbi 50 mijë metra katrorë tokë municion të rrezikshëm.

Sipërfaqja është pastruar prej granatave, bombave dhe municioneve të tjera.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli deklaroi se armata do të pastrojë edhe katër zona të tjera deri në fund të vitit 2018.

Mbi njëqind mijë armë të vogla dhe mijëra tonelata municion janë shkatërruar nga armata e Shqipërisë, pasi u bë anëtare e NATO-s në vitin 2009 dhe i zëvendësoi automatikët e vjetër Kallashnikov me armë sipas standardeve të Aleancës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button