Ministri Arslan: Përmbytjet në Stamboll janë katastrofë e vërtetë

 Ministri turk i Transportit, Çështjeve Detare dhe Informacionit, Ahmet Arslan ka deklaruar se Stambolli është përballur me një katastrofë të madhe për shkak të reshjeve të dendura të shiut, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në një orë ose një orë e gjysmë kanë rënë 250 litra shi në një metër katror. Kjo është një gjendje e jashtëzakonshme. Autoritetet kompetente janë angazhuar tek tuneli i Euroazisë dhe bëjnë pompimin e ujit. Së shpejti, tuneli duhet të hapet”, tha ministri Arslan

Moti i keq që përfshiu Stambollin, sipas raporteve fillestare, nuk ka viktima, tha drejtori i Zyrës së Emergjencës të qeverisë turke (AFAD) Mehmet Halis Bilden.

Bilden në rrjetin social shkroi se ekipet e AFAD-it janë në terren.

“Të gjithë janë angazhuar në operacionet e shpëtimit. Falë Zotit, sipas informacioneve paraprake nuk ka viktima”, ka shkruar Bilden.

Ai këshilloi që në rrugë të mos lëvizin me automjete përveç në raste urgjente dhe kërkoi që banorët t’u përmbahen udhëzimeve të autoriteteve kompetente.

Për shkak të sasive të mëdha të ujit në rrugë të caktuara, automjetet nuk mund të lëvizin, si dhe është vështirësuar edhe trafiku publik.

Shumë kryqëzime dhe viadukte kanë mbetur nën ujë i cili ka depërtuar edhe në metrobuse. Stacionet për metro dhe metrobus janë nën ujë. Po ashtu është vështirësuar edhe trafiku ajror, si dhe transporti detar.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke ndihma për të prekurit nga përmbytjet në Stamboll

Sipas një deklarate nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke thuhet se kjo organizatë humanitare ka filluar përgatitjet për t’i ndihmuar qytetarët e prekur nga të reshurat e dendura të shiut në Stamboll.

Si rezultat i ndjekjes së gjendjes nga Qendra për Menaxhimin e Fatkeqësive (AFOM), Gjysmëhëna e Kuqe, AFOM në Marmara si dhe Qendra për Menaxhimin e Fatkeqësive Rajonale në Marmara kanë përgatitur gjithsej 4 kamionë me gjësende shtëpiake.

Në një deklaratë nga drejtori i përgjithshëm i Gjysmëhënës së Kuqe Dr. Kerem Kınık tha se si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, në shumë lagje disa shtëpi dhe lokale kanë mbetur nën ujë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button