15 Korriku u përkujtua në 136 shtete

Me rastin e përvjetorit të parë të tentativës për grusht shteti në Turqi nga organizata terroriste FETO që ndodhi më 15 korrik të vitit të kaluar, në 226 përfaqësi të Turqisë në 136 shtete, përfshirë edhe shtetet e rajonit, janë organizuar programe përkujtimore, teksa ambasadorët dhe kryekonsullët e vendit kanë realizuar 216 takime me përfaqësuesit lokalë të mediave, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të programeve përkujtimore, në përfaqësitë turke jashtë vendit janë hapur libra të përkujtimeve, ndërsa në shumë shtete hutbeja e xhumasë i është dedikuar 15 Korrikut.

Artikulli i shkruar nga kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, është botuar në 47 organizata mediatike në 30 shtete. Në mjetet e shtypit lokal janë botuar edhe 47 artikuj të shkruar nga ambasadorë turq dhe 34 shpallje për përkujtimin e dëshmorëve dhe të plagosurve të 15 Korrikut.

Po ashtu, nën përkujdesjen e ambasadave dhe kryekonsullatave, lidhur me tentativën për grusht shteti janë hapur 69 ekspozita me fotografi të përpiluara nga AA.

15 Korriku në përfaqësitë e jashtme

Aktiviteti përkujtimor në Shqipëri u organizua në Pallatin e Kongreseve në Tiranë në bashkëpunim nga Ambasada e Turqisë në Tiranë, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Shqipëri, Instituti “Yunus Emre” në Tiranë dhe Shkodër dhe 21 organizata të shoqërisë civile, me në krye Fondacionin Alsar. Aktiviteti u ndoq gjerësisht nga shtypi lokal, kurse në të mori pjesë ministri i Brendshëm i Shqipërisë Dritan Demiraj.

Ndërkaq, në programin përkujtimor të mbajtur në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, në organizim të kryesisë së Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Shkup, morën pjesë zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ministri pa resor Adnan Qahil, ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tulin Erkal Kara, përfaqësues të korit diplomatik, kryetarë të partive politike, si dhe përfaqësues të sektorit civil.

Ceremoni përkujtimore u organizua edhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, nga ambasada e Turqisë në vend. Në të morën pjesë ministri në largim i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ai i Administratës Publike, Mahir Yağcılar, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ai i komunës së Mamushës, Arif Bütüç, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, konsullja e Përgjithshme e Turqisë në Prizren, Selen Evcit, shefi i KFOR-it Turk në Kosovë, İhsan Tavazar, deputetët e parlamentit të Kosovës si dhe përfaqësues të institucioneve dhe të organizatave vendore dhe ndërkombëtare.

Në Bosnjë e Hercegovinë, ambasada e Turqisë në Sarajevë hapi ekspozitë më 13 korrik, në të cilën mori pjesë anëtari i Këshillit Presidencial Bakir Izetbegoviç.

Po ashtu, ambasada më 15 korrik organizoi “Vrapimin e Demokracisë së 15 Korrikut”.

Në një nga vendet më turistike dhe historike të Beogradrit, kryeqytetit të Serbisë, ambasada e Turqisë organizoi ekspozitë lidhur me 15 Korrikun, në të cilën morën pjesë zyrtarë të lartë të shtetit, përfshirë edhe kryetaren e parlamentit serb Maja Gojkoviç.

Në programin përkujtimor që u organizua në Novi Pazar të Sanxhakut, ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu falënderoi popullatën e Sanxhakut përmes një video-mesazhi.

Aktivitete të ndryshme janë organizuar edhe në shtete të ndryshme anembanë botës, teksa liderë të shteteve të ndryshme kanë dërguar letra në të cilat shfaqet solidaritet me rastin e 15 Korrikut.

Ndërkaq, shefat e diplomacisë së SHBA-ve, Estonisë, Venezuelës, Letonisë dhe Lituanisë, Organizata e Bashkëpunimit Islam, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe zyrtarë të Bashkimit Evropian kanë bërë deklarata lidhur me rëndësinë e kësaj dite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button