Opozita në protestën “Rama Ik”

Kjo është protesta më serioze e opozitës së djathtë kundër qeverisë së kryeministrit socialist Edi Rama, i cili po akuzohet se po e kthen vendin në simbol të prodhimit dhe tregtisë së drogës.

PD më e madhja e opozitës së djathtë ka zhvilluar të enjten protestën më serioze kundër qeverisë së kryeministrit socialist Edi Rama, që kur ajo u krijua rreth tetë muaj më parë. Demokratët kanë zgjedhur sheshin përpara selisë së parlamentit për të ftuar përkrahësit e tyre, për kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama, të cilin ata e akuzojnë se po e kthen vendin në Kolumbinë e Evropës, simbol të prodhimit dhe tregtisë së drogës. Kulmi i protestës ishte fjala e kreut të PD Lulzim Basha i cili tha se ajo do të vazhdojë derisa Rama të largohet. “Ne nuk jemi opozita, por shumica e shqiptarëve” tha lideri demokrat. Megjithatë ai nuk artikuloi kërkesën për zgjedhje të reja të parakohshme, kërkesë që ndoshta pritej nga të pranishmit.

Ndërkaq në parlament vëmendja është përqendruar tek ngjarja e njohur e Divjakës, e cila ka provokuar reagimin e opozitës. Kërkesa e saj për një seancë të jashtëzakonshme, është plotësuar, por me kushtin që ajo të vazhdojë vetëm dy orë, ku palët do të kenë kohë të barabarta. Zoti Basha ka paralajmëruar se kjo do të jetë seanca e të vërtetës.

Lajme të ngjashme

Back to top button