Shtiresh lavire virgjine

S’më bie ndërmen kur të parën herë
Të thash je lule por s’ke erë.
Të thash je guacë e zbrazët
Që s’ke vlerë.
Të thash symadhë
O çorrë i shkret.
Oj bishë gjigante,
Që shtirresh e qetë.
Po! Shtirresh lavire virgjine.
E urtë, e ndershme,
E droguar, e mpine.

Mund të skuqet domatja dimrit?
Po, si jo! Por është si recituesit e himnit
Kur e këndojnë vrasësit e Kushtrimit.

Flamur Gashi

Lajme të ngjashme

Back to top button