Avokati i Popullit: Në burgun e Idrizovës të burgosurit jetojnë të uritur dhe në kushte jonjerëzore

“Urgjentisht të mbyllet Reparti i pranimit në burgun e Idrizovës, për shkak kushteve jonjerzore dhe degraduese për takim të personave të dënuar”. Rekomandimin e tillë sot deri te Ministria e Drejtësisë dhe Drejtorinë për Zbatimin e Sanksioneve e dërgoi Avokati i Popullit Ixhet Memetin, gjatë prezantimit të Raportit vjetor për punën e Zyrës së Avokatit të Popullit, njofton Portalb.mk.

“Sot do të zbuloj se ka dukuri serioze të korrupsionit. Informatat i kemi marrë nga të dënuarit, por jo formalisht kanë konfirmuar edhe të punësuarit. Në burgjet tona shiten krevate dhe gjëra të tjera, madje edhe drogë. Kemi informatë se në burgje janë rekrutuar përdorues të rinj të drogës. Në burg janë vendosur 1966 persona, që është e dyfishta e kapaciteteve. Në gjendje të mjerueshme është edhe reparti i ambulantës pranuese. Në repartin e pranimit nuk ka dritare dhe krevat, ndërsa në ambulantë të sëmurët flenë në krevate pa dyshek. Bakteret dhe viruset përgjojnë nga të gjitha anët”, tha Memeti.

Memeti tha se këtë e kërkon për shkak se në atë hapësirë të vogël gjatë vizitës së tyre kanë përfituar 80 të dënuar.

“Në këtë repart ka tre dhoma dhe një tualet. Reparti është shumë i ngarkuar, njerëzit flenë në kartona dhe dyshekë në korridor. Hapësirat janë të mykura, tavani rrjedh, ndërsa dritaret janë të thyera. Të gjithë e shfrytëzojnë një tualet që është i shkatërruar dhe aty i mbajnë enët për haje”, tha Memeti.

Ai shtoi se të dënuarit rrinë nga dy muaj, por jo edhe ata të cilët mund të paguajnë për t’i dërguar në reparte tjera. Gjithashtu edhe se ushqimi është shumë i keq dhe rruhet në hapësira të pa përshtatshme dhe nëse nuk ju dërgojnë të afërmit e tyre ushqim ata mbesin të uritur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button