Marrëveshja me Bullgarinë, Buçkovski: Atë që s’e kam bërë unë dhe Georgievski, do ta bëjë Zaevi

“Republika e Maqedonisë pa paragjykime duhet ta pranojë dorën e zgjatur të Bullgarisë dhe Sofjes dhe duhet që të jetë përkrahja jonë kryesore në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, vlerëson ish kryeministri, Vllado Buçkovski, njofton Portalb.mk.

“Mes kryeministrave Zoran Zaev dhe Bojko Borisov ekziston besueshmëri, të cilën Borisov e ka demonstruar që në kohën kur Zaev ka qenë lider i opozitës dhe kjo jep shpresë se Borisov dhe Zaev do të munden ta marrin përgjegjësinë dhe ta korrigjojnë të gjithë atë që e kanë bërë kryeministrat paraprak për 27 vite. Në vitin 1999 kemi bërë përparim serioz me marrëveshjen nga kryeministrat e atëhershëm, Lubço Georgievski dhe Ivan Kostov. Personalisht kam bërë përpjekje serioze si kryeministër me Sergej Stanishevin, në vitin 2006 që ta bëjmë të njëjtën, por erdhi koha  kur Zaev dhe Borisov do t’i kurorëzojnë këto përpjekje”, vlerëson Buçkovski.

Sipas tij, marrëveshja mes dy vendeve duhet të krijojë atmosferë tjetër, para se gjithash për Maqedoninë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button