Dimovski: Në komunikim privat, ato fjalë që i di në gjuhen shqipe i përdori me kolegët e mi

LSDM i kthehet gjuhës shqipe. Kjo parti gjatë fushatës zgjedhore filloi që kumtesat për media t’i shkruan edhe në gjuhën shqipe, por pas zgjedhjeve kjo praktikë u ndal. Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, tha se së shpejti kjo gjë do të rregullohet. Duke nisur nga dje, kjo parti sërish nisi me kumtesa edhe në gjuhen shqipe. Por a do të nisë me këtë praktikë edhe VMRO DPMNE, ja cfar thotë Ilija Dimovski për TV21.

“Unë në komunikim privat, ato fjalë që i di në gjuhen shqipe i përdori me kolegët e mi këtu, kur mundohemi të bëjmë ndonjë moment pozitiv. Gjithsesi mundohemi ta shpërndajmë komunikimin me të gjithë qytetarët. Unë shpesh kam thënë se VMRO DPMNE si parti duhet të mundohet të arrijë deri te çdo shqiptarë, pasi nuk ka parti politike që ka bërë projekte konkrete për shqiptarët sa ka bërë VMRO DPMNE, edhe pse është prezantuar në kuptim negativ. Do të mundohemi në çdo mënyrë që të arrijmë te secili kryetar”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button