Shqipëri, opozita nis protestën përpara Kuvendit

 Për herë të tretë nga koha kur erdhi në krye të Partisë Demokratike, Lulzim Basha del në protestë për të kërkuar me çdo kusht dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, pas ngjarjes së ndodhur në Divjakë ku u kap një avion i dyshuar për trafik të lëndëve narkotike. 

Në të njëjtën kohë që Kuvendi zhvillon seancën plenare,  protestuesit e ndjekin atë nga ekranet e vendosura jashtë ambjenteve të godinës së seancave plenare, ku zhvillohet protesta. Protestuesit ndodhen para Parlamentit me pankarta në duar kundër qeverisë Rama, ndërsa deputetët e opozitës janë futur në sallën e Parlamentit. Në podiumin e ngritur para Parlamentit pritet të mbajë fjalën lideri demokrat Lulzim Basha, në podiumin e ngritur para Parlamentit.

Para ambjenteve të Parlamentit, veç mbështetësve të Partisë Demorkatikëve dhe qytetarëve, janë mbledhur edhe drejtuesit e furgonëve 8+1, nëpunësit e larguar nga puna, ish-policët e të tjerë. Ndërsa për të ndjekur protestën nga afër dhe mbarëvajtjen e saj, në terren ndodhet edhe Avokati i Popullit, Igli Totozani. 

Protesta ishte paralajmëruar nga krerët e PD gjatë kësaj jave, ndërsa kreu i kësaj force politike Lulzim Basha zhvilloi para dy ditësh një mbledhje me vendorët e PD për koordinimin e protestës. 

Gjithashtu opozita ka bojkotuar gjatë këtyre ditëve të gjithë komisionet parlamentare. – See more at: http://www.shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=214782&IDCategoria=1#sthash.aaph55cY.dpuf

Për herë të tretë nga koha kur erdhi në krye të Partisë Demokratike, Lulzim Basha del në protestë për të kërkuar me çdo kusht dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, pas ngjarjes së ndodhur në Divjakë ku u kap një avion i dyshuar për trafik të lëndëve narkotike.

Në të njëjtën kohë që Kuvendi zhvillon seancën plenare,  protestuesit e ndjekin atë nga ekranet e vendosura jashtë ambjenteve të godinës së seancave plenare, ku zhvillohet protesta. Protestuesit ndodhen para Parlamentit me pankarta në duar kundër qeverisë Rama, ndërsa deputetët e opozitës janë futur në sallën e Parlamentit. Në podiumin e ngritur para Parlamentit pritet të mbajë fjalën lideri demokrat Lulzim Basha, në podiumin e ngritur para Parlamentit.

Para ambjenteve të Parlamentit, veç mbështetësve të Partisë Demorkatikëve dhe qytetarëve, janë mbledhur edhe drejtuesit e furgonëve 8+1, nëpunësit e larguar nga puna, ish-policët e të tjerë. Ndërsa për të ndjekur protestën nga afër dhe mbarëvajtjen e saj, në terren ndodhet edhe Avokati i Popullit, Igli Totozani.

Protesta ishte paralajmëruar nga krerët e PD gjatë kësaj jave, ndërsa kreu i kësaj force politike Lulzim Basha zhvilloi para dy ditësh një mbledhje me vendorët e PD për koordinimin e protestës.

Gjithashtu opozita ka bojkotuar gjatë këtyre ditëve të gjithë komisionet parlamentare./ Shqiptarja

Lajme të ngjashme

Back to top button