fbpx

Grubi: Sllovakia të ndihmojë në heqjen e kushtëzimit në rekomandimin për hapje të negociatave

Kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, deputeti Artan Grubi, ka pritur sot në Kuvendin e Maqedonisë, ambasadorin e Sllovakisë në Maqedoni, Martin Bezak ku kanë biseduar rreth situatës së re të krijuar në vend, njofton Portalb.mk.

“Grubi dhe ambasadori Bezak bashkëbiseduan rreth situatës së re të krijuar në vend, anëtarësimin e vendit në Strukturat EuroAtlantike, fqinjësinë e mirë, barazinë gjuhësore dhe reformat. Ambasadori Bezak mbështet aspiratat EuroAtlantike të Maqedonisë dhe shprehu interesim për ta ndihmuar rrugëtimin tonë drejt BE dhe NATO”, thuhet në kumtesë.

Në kumtesë gjithashtu thuhet se Artan Grubi ka kërkuar nga autoritetet sllovake që të ndihmojnë në heqjen e kushtëzimit në rekomandimin për hapje të negociatave dhe të ndihmojnë rugën e vendit drejt NATO-s.

“Deputeti Grubi e njoftoi ambasadorin Bezak rreth miratimit unanim të Deklaratës për përshpejtimin e proceseve reformuese dhe integruese në NATO dhe BE si bazë për reformat sistemore. Grubi ftoi autoritetet sllovake Grubi dhe Bezak gjithashtu diskutuan edhe për mënyrat e ndihmesës së ndërsjellë edhe mbështetjen sllovake për reformat si dhe për ligjin për gjuhën”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button