Më pak nxënës dhe studentë të akomoduar në konvikte në vitin 2016/2017

Në konviktet e nxënësve të shkollave tetëvjeçare dhe të mesme dhe  konviktet e studentëve në vitin shkollor 2016/2017 kanë qenë të akomoduar gjithsej 6.755 nxënës dhe studentë që është ulur numri për 6,5 për qind në krahasim me vitin 2015/2016 njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Në konviktet për nxënësit që mësojnë në shkolla të mesme fetare në vitin 2016/2017 janë akomoduar 256 nxënës.

Në raportin vjetor janë përfshirë 37 konvikte, ato për nxënës të shkollave fillore, të shkollave të mesme, nxënësit e shkollave të mesme fetare dhe konviktet e studentëve.

Konviktet për nxënës dhe konviktet për studentë sigurojnë akomodim, ushqim dhe edukim të nxënësve dhe studentëve gjatë kohës së shkollimit jashtë vendit të banimit të prindërve-apo kujdestarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button